Moti bën ndryshimin drastik, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

2 Tetor 2024, 16:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Moti bën ndryshimin drastik, ja çfarë pritet të
Ditën e enjte vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndim të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive me shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 10 deri 24°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 16 deri 27°C

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128