Moti i keq përfshin Durrësin, ndërpritet lundrimi i anijeve

4 Tetor 2024, 11:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Moti i keq përfshin Durrësin, ndërpritet lundrimi i anijeve

Moti i keq ka përfshirë Durrësin gjatë paradites së të premtes. Stuhi me erëra të forta dhe reshje të shumta shiu kanë krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët por edhe në qarkullimin e automjeteve.

Lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.

Burimet nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.

Po ndodh...

ide