Ndërhyri për të mbrojtur kryebashkiakun, por u plagos/ Rëndohet gjendja shëndetësore e shoferit të Kokoneshit
11 Nëntor 2022, 12:56 / AKTUALITET

Rëndohet gjendja shëndetësore e shoferit të kryebashkiakut Fredi Kokoneshi, Gazmir Bullari.
Lajmi është bërë i ditur nga burime për gazetaren Klodiana Lala. Mësohet se shoferi ka marrë plagë në zonën e brinjëve, ndërkohë që po i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.
Po ashtu bëhet e ditur se goditja me thikë i ka prekur stomakun, zorrën e trashë dhe se ka hemorragji të brendshme dhe se aktualisht po merr gjak. Ndërkohë që për shkak se po i nënshtrohet operacionit, nuk mund të bëhet transportimi i tij drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Ndërkohë Kokoneshi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori, Orges Xhelili është arrestuar.
-
Plagosja e kryebashkiakut/ Policia del me njoftimin e rëndësishëm
11 Nëntor, 10:54 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



