Ndërron jetë në QSUT foshnja 2 muajshe nga Korça, dyshohet se shkak ishte kequshqyerja

14 Mars 2026, 22:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërron jetë në QSUT foshnja 2 muajshe nga Korça, dyshohet

Ndërron jetë në spitalin e Tiranës foshnja 2 muajsh që u dërgua me urgjencë për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes kritike.

Mësohet se foshnja ndërroi jetë disa orë pas mbërritjes në kryeqytet, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të jetojë.

Nga ana e grupit hetimor, konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë patur që në lindje.

 

Po ndodh...

ide