Ndërron jetë në spital Marjola Myrtollari, u masakrua me thikë nga bashkëshorti

1 Korrik 2023, 09:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërron jetë në spital Marjola Myrtollari, u masakrua me

Ka ndërruar jetë Marjola Myrtollari, e cila u plagos në datën 4 qershor të këtij viti në Korçë, nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari.

Ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja për shkaqe xhelozie. Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. 

Shkak i debatit sipas tij ka qenë shpenzimi i parave që kishte mbledhur gjatë punës në emigrim nga gruaja, Marjola Myrtollari.

Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qavë. U pendova për krimin, s’duhet ta kisha bërë se është nëna e fëmijëve të mi”, është shprehur 46 vjeçari në gjykatë.

Po ndodh...

ide