Ndërtoi pa leje disa objekte në Borsh, arrestohet 48-vjeçari

22 Korrik 2024, 14:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërtoi pa leje disa objekte në Borsh, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka ndërtuar pa leje përgjatë vijës bregdetare në Borsh.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 48 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi:

Vijon plani operacional policor i koduar “Coastline” për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje përgjatë vijës bregdetare në qarkun Vlorë.

Ndërtoi pa leje 4 objekte me strukturë druri (beach-bar dhe dhoma plazhi) në vijën bregdetare ????në Borsh, arrestohet 48-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara, kanë ushtruar kontroll në Borsh, ku kanë konstatuar të ndërtuara pa leje nga organet kompetente 4 objekte me strukturë druri, konkretisht 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 48 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.

 

Po ndodh...

ide