Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Shkodër, plagosen dy persona

19 Dhjetor 2025, 19:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Shkodër, plagosen

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjadrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve, një automjet që drejtohej nga shtetasi F. Z. është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi E. S.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit F. Z. dhe pasagjerja që ndodhej në automjetin e tij, shtetasja M. D..

Po ndodh...

ide