FOTO/ Historia e pazakontë nga Afrika, fermeri 70-vjeçar i Ugandës që ka 12 gra, 112 fëmijë dhe 900 nipër dhe mbesa!

Një histori e pazakontë vjen nga Afrika. Protagonisti është Musa Hasaya, një fermer 70-vjeçar nga Uganda.
Ai jeton me 12 gratë e tij, me të cilat ka pasur 112 fëmijë, dhe është bërë gjysh 900 herë.
Kur u martua me gruan e tij të parë, Musa ishte vetëm 17 vjeç dhe në moshën 18 vjeç, në vitin 1971, ai shijoi gëzimin e të qenit atë për herë të parë.
Që atëherë, shumë fëmijë kanë kaluar nëpër djepin e tij. Sot, familja e Musës jeton në një kompleks me 12 dhoma gjumi dhe sipas tij, ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga seksi.
Në intervista, ai ka thënë sa vijon:
“I paralajmëroj ata që dëshirojnë të martohen me më shumë se katër gra, të mos e bëjnë këtë sepse gjërat nuk do të shkojnë mirë”, duke kujtuar se edhe atij iu desh ta linte shkollën kur ishte 16 vjeç.
Është jashtëzakonisht interesante që në moshën 70 vjeç ai mund t’i dallojë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij, pa i ditur të gjithë emrat e tyre.
Ai gjithashtu u kërkon grave të tij të fillojnë të marrin pilula kontraceptive.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
