Ndërtoi pa leje në zonë të mbrojtur/ Pranga autorit në Pogradec, u konfliktua fizikisht me kryeplakun e Tushemishtit

20 Korrik 2025, 09:42 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ndërtoi pa leje në zonë të mbrojtur/ Pranga autorit në

Është arrestuar nga policia 52-vjeçari Jetmir Muçllari, i përfshirë në konfliktin me sende të forta me tre të tjerë një ditë më parë në Pogradec.

Pas konfliktit të dhunshëm në Volorekë, policia nisi hetimet për rastin dhe rezultoi që Jetmir Muçllari ka kryer punime ndërtimore pa leje në një sipërfaqe toke që pretendon se është e tij, por është pjesë e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura.

Mbi të rëndon vepra penale “shpërdorim i tokës dhe ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.

Mësohet se nga IMT e Pogradecit ishin pezulluar 1 javë më parë punimet në këtë sipërfaqe, ndërsa tanimë çështja i kaloi Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se në konfliktin në Tushemisht u përfshinë: Ilirjan Tasellari 53 vjeç, Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari 26 vjeç, dhe Jetmir Muçllari 52 vjeç, duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Njoftimi paraprak i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

Ilirjan Tasellari 53 vjeç, Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari 26 vjeç, dhe Jetmir Muçllari 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta, pas një konflikti për motive pronësie.

Po ndodh...