Në kërkim për vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Aeroportin e Kolumbisë

12 Maj 2026, 20:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim për vrasje, i riu shqiptar arrestohet në

Arian Lluka, një shtetas shqiptar i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet kolumbiane në Aeroportin Ndërkombëtar El Dorado, pasi kërkohet nga institucionet kosovare për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Arrestimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Arnuflo Sanchez, i cili theksoi se i dyshuari kishte përdorur identitete të rreme për t’iu shmangur drejtësisë ndërkombëtare. Kosova kishte njoftuar Interpol, se ky shtetas akuzohet për vrasjen e Fidan Shabit në vitin 2012 në Pejë.

Sipas ministrit kolumbian, hetimet kanë zbuluar se Arian Lluka gjatë periudhës 2023-2026, kishte lëvizur në disa shtete duke përdorur dokumente legjitime me një identitet alternativ serb.

“Hetimet tregojnë se midis viteve 2023 dhe 2026, ai lëvizi nëpër vende të ndryshme duke përdorur dokumentacion legjitim nën një identitet alternativ serb, duke u përpjekur t’i shmanget kontrolleve ndërkombëtare dhe veprimit të drejtësisë”, ka deklaruar Sanchez.

Ai ka vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe punën e autoriteteve kolumbiane në këtë operacion, duke theksuar se arrestimi dëshmon kapacitetin e Kolumbisë për të përballuar kërcënimet globale dhe për të garantuar sigurinë.

“Ky rezultat tregon se Kolumbia ruan aftësi efektive për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll të migracionit përballë kërcënimeve globale”, ka shkruar ministri kolumbian.

Po ndodh...

ide