“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që futi vetë! I thanë do të dalë vota kundër

12 Maj 2026, 21:48 / POLITIKË ALFA PRESS

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”,

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të garojë për kreun e partisë përballë Sali Berisha. Ai u ndal edhe te kandidimi i Mereme Selës, e cila më pas u përjashtua nga gara.

Salianji deklaroi se është i vetmi kandidat që ka paraqitur një platformë konkrete për drejtimin e PD-së, duke përfshirë çështje që lidhen me raportin ndaj SPAK, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizimin e degëve të partisë dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

“Jam i vetmi që kam depozituar platformë, nga mënyra e qasjes ndaj SPAK-ut, te marrëdhënia me SHBA-në, rienergjizimi i degëve të PD-së, buxheti, pajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës dhe ndarja e listave të kandidatëve për deputetë. E kam dorëzuar dhe anëtarësia e di. Edhe në takimin e Dibrës e kam përmendur. Kandidati tjetër nuk ka platformë fare”, tha ai.

Ai u ndal edhe te procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, duke pretenduar se meritokracia është rrëzuar dhe se janë përjashtuar figurat më të votuara në primare.

“U rrëzua meritokracia për listat e deputetëve. Nuk u mbajt premtimi dhe u përjashtuan më të votuarit. Në Kukës, Durrës, Korçë, Tiranë e Shkodër kanë qenë më të votuarit e primareve. Figurat nuk mund t’i përzgjedhë media, ky është problemi”, u shpreh ai.

Salianji komentoi edhe rastin e Mereme Selës, duke pretenduar se vetë Berisha tërhoqi kandidaturën e saj nga frika e rezultatit.

“Berisha pati frikë edhe nga kandidatja që futi vetë, nga zonja Mereme. Është ndërtuar miti 36-vjeçar i Berishës dhe iu tha që mund të dilte votë kundër dhe ta fitonte ajo garën. E futi vetë dhe më pas e tërhoqi vetë Meremen”, tha ai.

Sipas Salianjit, në një garë të ndershme votat nuk mund të manipulohen, pasi demokratët njohin njëri-tjetrin dhe reagojnë ndaj padrejtësive.

“A e hoqën nga kandidimi atë zonjën? Fillimisht thanë që i plotësonte kushtet, pastaj e hoqën”, përfundoi ai.

Po ndodh...

ide