
Nën akuzë nga Noizy për përndjekje, Gjykata e Durrësit "liron" Cllevio Serbianon, cakton arrest shtëpie për reperin

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ahmetin, gjithashtu i njohur edhe me emrin e artit, Cllevio Serbiano. Ai u vendos në pranga më 16 prill, sapo zbarkoi në Rinas, pas një denoncimi të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, me pretendimin se i riu nga Lushnja e përndiqte dhe po i kërcënonte jetën. Me të bërë padinë, Ahmetaj u arrestua, por do të lirohet sot në arrest-shtëpie.
Një ditë pas arrestimit të tij, Noizy reagoi në rrjetet sociale më pas, në një shkrim të gjatë sqaroi edhe shkakun e përplasjes mes tyre dhe përndjekjen që i kishte bërë reperi. Noizy njoftoi se kishte vendosur të tërhiqte kallëzimin duke u shprehur se nuk dëshironte që askush të përfundonte i mbyllur për shkak të tij por e argumentoi këtë se kishte ta linte në dorë të ligjit, duke mos u përfshirë në përplasje më të ashpra mes tyre. Kjo edhe pasi ishte konsultuar me "pedagogun", për të cilin të dy reperat pretendojnë se i referohen Dritan Dajtit.
SI KA NISUR SHERRI MES TYRE?
Pas lirimit nga burgu, e i vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti ra në kontakt me një telefon dhe me rrjetet sociale. I rrëmbyer nga fama e momentit dhe paratë që gjeneronte nga live-t e shumta, nuk i kurseu as “armiqtë” e vjetër të grupit OTR. Shpesh herë ka ofenduar reperin Noizy, Rigels Rajkun dhe miqtë e tij, Dj Crax dhe Varrosin. Derisa mori një mesazh, të cilin e bëri dhe publik.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128