Nga arratisja nga Prokuroria greke tek jeta prej biznesmeni në Angli, pas 11 vitesh shqiptari rikthehet në burg
4 Mars 2024, 13:44 / AKTUALITET
Një 33-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Anglia në Greqi, ku do të vuajë edhe 15 vite burg.
Ai u arratis në vitin 2013 nga Prokuroria në Larisa të Greqisë, teksa efektivët pop e shoqëronin në ashensor, pasi prokurorët kishin kërkuar 17 vite burg për të.
Pas arratisjes ai arriti të futej në Angli dhe prej vitesh të punonte në ‘biznesin’ e tij të paligjshëm, derisa ra në gjurmët e policisë. Pas arrestimit për drogë, u zbulua se ndaj tij kishte dy urdhër-arreste dhe se ishte i dënuar me 17 vite burg në Greqi.
Ndërkohë, pas dy vitesh në burgun anglez, shqiptari tashmë i është dorëzuar autoriteteve greke.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128