Nga Parisi në bregdetin e Sarandës për të plaçkitur, arrestohen 4 turistët francezë! Vodhën alkool, pajisje e portofol, njëri çau me thikë gomonen

Katër turistë francezë janë arrestuar nga Policia e Sarandës brenda pak orëve, të dyshuar për një seri vjedhjesh në bregdetin jugor, kryesisht në Ksamil.
Të arrestuarit janë Perez Kais, Hatim Kaddouri, Yassine Neggah për vjedhje në Ksamil dhe Bakany Samassa për të njëjtin krim në Sarandë. Të dyshuarit akuzohen se kanë bastisur një lokal, ku kanë marrë pajisje elektrike, pije alkoolike, një portofol, si dhe kanë dëmtuar me thikë një gomone.
“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, dokumentuan dy raste vjedhjesh, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 4 shtetas francezë, konkretisht: Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025”, tha policia.
Sipas hetimit të kryer, rezulton se në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone””.
Kurse në Sarandë u arrestua 27-vjeçari banues po në Paris, pasi më datë 4 shtator, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një personi tjetër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura, kurse hetimet i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhja”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


