Ngjarja e rëndë në Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi veten, familjarët fshehën armën, babai s’ishte dakord me stilin e jetesës

15 Korrik 2025, 00:08 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ngjarja e rëndë në Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi

Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një adoleshente qëlloi veten me plumb në kokë. Policia nuk e ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se 17 vjeçarja ka qëlluar veten, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur bashkë me gëzhojën dhe kanë pastruar vendngjarjen.

I ati i vajzës, me precedentë, nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.

Atij i janë marrë dhe faktorët plotësues në duar për të zbuluar nëse ka qëlluar apo jo.

Paraprakisht policia ka dyshime se babai e ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën pas një debati të ashpër me të, pasi nuk aprovonte stilin e jetesës së saj.

Vajza ndodhet në spitalin e Traumës e intubuar në gjendje të rëndë e shoqëruar nga gjyshërit me të cilët është rritur.

Po ndodh...