Nis hetimi për policen se*si të Elbasanit, fyeu mediet me gjuhë vulgare!

19 Gusht 2022, 11:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nis hetimi për policen se*si të  Elbasanit, fyeu mediet me gjuhë

Ka qenë një revoltë e vërtetë në rrjetet sociale ajo e gazetarëve të shumtë ndaj polices së komisariatit të Elbasanit, Anisa Kostani, e cila fyeu në mënyrën më rrugaçërore mediet dhe gazetarët.

Shumë gazetarë të njohur, të kronikës veçanërisht, kanë shpërthyer me statuses sa ironike aq edhe plot zemërim kundër gjuhës vulgare dhe denigruese të polices, e cila shfaqet provokuese dhe gati e zhveshur në rrjetet sociale.
Pas këtij sensibilizimi të madh, ka nisur hetimi brendshëm ndaj saj.

Gazetarja Klodiana Lala përmes një shkrese drejtuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kërkoi informacion nëse është marrë masë ndaj polices Kostani, e cila përdori një gjuhë fyese për gazetarët, ku i cilësonte ‘të degjeneruar’.
Në përgjigjen e saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore konfirmoi për gazetaren Lala se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ për këtë specialiste të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala pasi vuri në dijeni AMP-në, dhe Policinë e Shtetit për rastin në fjalë, i kërkoi kësaj të fundit informacione në lidhje me gradën që disponon Kostani dhe se mbi çfarë kriteresh u bë transferimi i saj nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, drejt asaj të Elbasanit.

Ndër pyetjet e tjera që iu drejtua policisë ishte dhe fakti se çfarë detyre konkrete ushtron Kostani në policinë e Elbasanit dhe a ka pasur një hetim sa i përket kodit të etikës që ka shkelur, duke ekspozuar luksin e shfrenuar në rrjetet sociale, apo dhe fotot provokuese.

Nis hetimi për policen se*si të  Elbasanit, fyeu mediet me gjuhë

Kujtojmë se punonjësja e policisë Anisa Kostani u bë e njohur në rrjetet sociale më herët pasi mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër.

Ky është shënimi i polices Anisa Kostani kundër medieve dhe gazetarëve por edhe në komentet e saj ajo ka vazhduar me shprehje të tilla, që “të na hanë m***n sepse edhe atë e kemi të mirë”.



 

Po ndodh...

ide