Nis nesër pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia njofton masat e marra

Nis ditën e nesërme dhe për 1 javë rresht Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit. Për të shmangur problemet në lidhje me këtë organizim të madh, DVP Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash.
Policia e Beratit, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar,janë angazhuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lehtësuar të mjeteve e këmbësorëve, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, pelegeinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht 2024.
Në zbatim të këtij plani masash,janë planizuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në Malin e Tomorrit si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (Teqesë) në këtë mal.
Detyrat e planifikuara në këtë plan masash do të përballohen nga shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me FNSh Fier, Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, forcat zjarrëfikëse,Spitalin Rajonal Berat, organet e pushtetit vendor dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Të gjitha detajet e planit të masave i ka bërë me dije në një komunikim për mediat, Zv.Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Luan Mema, i cili ka shpjeguar edhe itinerarin e lëvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali si dhe kufizimet e qarkullimit.
INTINERARI
-Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit -Rrethrrotullimi i Kombinatit–Unaza e qytetit–Rrethrrotullimi i Uznovës–Kryqëzimi i Plirëzit–Teqeja e Kulmakut”.
-Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit ( nga teqeja) do të jenë:
“Teqeja e Kulmakut -Bargullaz-Pronovik–Poliçan–Uznovë-Rruga kryesore “Antipatrea” –Rrethrrotullimi i Kombinatit”.
-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës këshillohen të përdorin aksin rrugor Çorovodë -Gjerbës-Teqeja e Kulmakut dhe anasjelltas.
KUFIZIMET
-Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, ”Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, ”Berat-Mali i Tomorrit”, ”Berat-Çorovodë” dhe ”Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”,nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00,gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.
-Autobusët,furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”.
-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”,qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.
-Gjithashtu,janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në akset rrugore dhe drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

