“Një hetues i BKH u aksidentua…” Eksperti i kriminalistikës Karamuço: Ja çfarë ndodhi më pas

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK nga krimi i organizuar kanë qenë të shumta dhe kjo është arsyeja pse masat e sigurisë ndaj tyre janë shtuar.
Ai tregoi rastin kur një agjent i BKH u aksidentua me motor dhe 40 minuta u la i plagosur në vendngjarje pasi u bë një hetim i thelluar nëse vërtetë ishte aksident apo tentativë vrasjeje.
“Ka pasur dhe ka kërcënime ndaj prokurorëve të SPAK nga krimi i organizuar, 10 mln euro u kapën vetëm bitcoin vitin e shkuar. Është ngritur edhe gatishmëria e gardës që i ruan, po investohet për masa dhe mjete të tjera të godinës dhe familjarëve të tyre. Dhe kur ndodhi një ngjarje kur një hetues i BKH aksidentohet me motor dhe 40 minua ndenji në rrugë pa ndjenja dhe u bë një hetim i thelluar nëse ishte vërtetë aksident apo diçka tjetër, se dihet që alerti është shumë i lartë në këto raste. Ka edhe inskenime që duan të duken si aksidente dhe merren në konsideratë nga institucionet hetimore”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Ti nuk lexon
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





