Lajme flash

Krim i sofistikuar/ Karamuço: SPAK ka çuar hidraulik për të parë kush paguan faturat

15 Prill 2025, 00:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Krim i sofistikuar/ Karamuço: SPAK ka çuar hidraulik për

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço zbuloi në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se si operon krimi i sofistikuar në pastrimin e parave. Ai tha se një  nga metodat është me dyqanet super luksoze të cilat lëshojnë fatura të fryra fiktive, ndërsa një tjetër është ajo e aseteve të ngrira.

Sipas tij për të zbuluar se kush është pronari i vërtetë “pa letra” SPAK përveç hetimeve dërgonte edhe punonjës të mirëmbajtjes për të zbulua se “kush i paguan vërtetë faturat”.

“Një nga skemat e pastrimit janë dyqanet luksoze, por edhe ngrirja e aseteve. Trupëzimi i aseteve që i mbajnë bosh. Dhe nuk i kalojnë në emrin e dikujt, por i mbajnë për një kohë shumë të gjatë në emër të ndërtuesit.

Edhe kontrollin e BKH-së sot keni për ta parë si do dalë. Puna është kush i ka pa letra se me letra dihet kush i ka , janë të kujdesshëm me këto. Kontrolli që bëhet aty, nuk është vetëm për atë aktorin që është thirrur dy herë në SPAK, por bëhet për të gjetur origjinën e pronës. Nga kanë ardhur të ardhurat që është blerë kjo pronë. SPAK ka çuar hidraulikë, punonjës të mirëmbajtjes dhe u ka marrë dëshminë, kush i paguan faturat, ujin, dritat, kush i paguan. Si rasti i vilës në qerret të vjehrrit të Erion Veliaj”,-tha Karamuço.

 

Po ndodh...