Skandali me shefat e "Rrugores", Karamuço: Ja çfarë ka firmosur Roven Zeka

SPAK lëshoi sot urdhër-arrest për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka, Sokol Novakun, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore.
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emision Review në Euronews Albania se në rastin e kreut të qarkullimit Roven Zeka bëhet fjalë për firmosje të akteve në kundërshtim me ligjet për të rregulluar skenën e një aksidenti, ndaj akuza e ngritur ndaj tij është ajo e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, sa i përket 2 zyrtarëve të tjerë ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit pasiv.
“Është rënë dakord për pagesën e një shume që të rregullohet skena e një aksidenti, aktet që ai ka firmosur konfirmojnë shpërdorimin e detyrës, nuk dihet a ka mbërritur te ai shuma e parave.
Ka shumë vite që policia ka probleme me aktet korruptive, sidomos policia rrugore.
Nuk kemi pasur deri tani një goditje të këtij niveli, ka edhe drejtues policie që kanë rimarrë në dorë situatën e një kaosi të shumë bizneseve dhe ndaj kanë nisur përplasje.
Kemi pasur vitin e kaluar përplasje mes biznesmenëve të fuqishëm dhe shefave të policisë rrugore në Tiranë dhe rrethe.
Ka pasur deri në kërcënime dhe shantazhe nga një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, që e ka kërcënuar Zekën duke i thënë që ti nuk do jesh më.
Ka rreth 2 javë që këtë pretendim Zeka e ka referuar te eprorët, por a ka lidhje me akuzën e SPAK, këtë nuk e dimë”, tha Karamuço.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

