Njëri rreh kunatën, tjetri vëllanë, procedohen dy shtetas në Korçë

21 Prill 2024, 15:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Njëri rreh kunatën, tjetri vëllanë, procedohen dy shtetas
Dy raste të dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur këtë të diel në qytetin e Korçës.

Dy 52 vjeçarë kanë ushtruar dhunë fizike, njëri ndaj vëllait të tij kurse tjetri ndaj kunatës.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar këta shtetas në përdorimin e dhunës, ndërsa si pasojë ndaj tyre ka nisur procedimi penal.

Sakaq dy të dhunuarit policia sqaron se janë pajisur me urdhër mbrojtje.

 “U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. F., 52 vjeç, banues në fshatin Dardhas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.