Njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

12 Qershor 2025, 07:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti pjesërisht në zonat e ulëta si edhe në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të theksuara të kushteve atmosferike edhe në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 9°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Korcës deri në 35°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Po ndodh...

ide