Protesta e opozitës/ Tela: Rikthimi i molotovëve tregon tkurrje të njerëzve. Gjinishi: Opozita nuk e rrëzon Ramën kështu

20 Prill 2026, 23:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e opozitës/ Tela: Rikthimi i molotovëve tregon tkurrje

Analistët Andi Tela dhe Ermir Gjinishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, protestën e 17 prillit të PD-së, u shprehën skeptikë për arritjen e qëllimeve të opozitës për të rrëzuar Ramën dhe rikthimi i hedhjes së molotovëve tregon se janë pakësuar protestuesit.

Andi Tela: Ndryshoi skenari, u kthye te fjalimet. Protestat e fundit me lëvizjet nëpër qytet, molotovët dhe përplasjet me policinë kanë tkurrur njerëzit. Të premten u rikthye skenari i vjetër, u panë më pak njerëz. Rikthimi te skenarët e mëparshëm, tregon tkurrje të njerëzve.

Dretori i ri i policisë, kishte strategji të re, ndërhyn menjëherë ndaj protestuesve. U arrestuan personat që hodhën molotovë, mbetën në burg për herë të parë.

Përtej këtij momenti pjesa tjetër, policia u tregua e dhunshme ndaj protestuesve, drejtuesve të PD, i njëjti skenar që përsëritet dhe të krijon idenë se është polici shtet që i bindet verdiktit.

Nuk është grup anarkistësh, grup qytetarësh pa lidhje me njëri-tjetrin, por një parti politike. Ndodhin ato që ndodhin me fishekzjarret dhe molotovët, mënyra si reagon policia ishte joproporcionale.

Pjesa tjetër e molotovëve dhe arrestimeve, PD nëse konsiderohet e djathtë, nuk duhet të jetë parti e molotovit. Reagimet nga policia ishin jo proporcionale.

Ermir Gjinishi: Është e disata herë që policia e tejkalon kompetencën. Kemi gjithmonë deputetë të dëmtuar dhe mjaftohemi me kaq. Pas dy javësh bëhet protestë tjetër. Opozita kaloi fazë të vështirë, tani mendohet se është unifikuar. Çfarë do të bëjë? Si do ta hedhë Ramën? Duke prodhuar lajm nëpër studio pati apo jo molotovë?

Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe t’i qëndrojë, ose të futesh në proces demokratizimi, hapje partie. Këtë opozitë nuk e shoh të fortë të rrëzojë Ramën me këtë mënyrë. Kam filluar të mendoj se më shumë jemi ne të interesuar të rrëzohet Rama, sesa opozita. Me gjithë këto skandale…

Po ndodh...

ide