“Nuk e duroja dot më, pinte çdo ditë”, zbardhet dëshmia e 77-vjeçarit që vrau djalin me çekiç

77-vjeçari, Shefki Bylybashi ka pranuar vrasjen e të birit. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zvezdë të Korçës, teksa në gjendje të rënduar psikologjike ka dhënë dëshminë e tij.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me të birin. Por sipas tij, fakti që 50-vjeçari vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.
“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ishin fjalët që 77-vjeçari ka thënë në polici.
Fillimisht, u raportua se ngjarja ishte aksidentale dhe se 50-vjeçari ishte rrëzuar nga banesa, pasi ishte në gjendje të dehur, por më pas u zbulua se ai u vra nga i ati, pasi ky i fundit e goditi me çekiç.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



