‘Nuk mund të themi që Ervis Martinaj është vrarë’ Poli Hoxha: Biznesi i tij lulëzoi në kohën e Edi Ramës

30 Nëntor 2022, 18:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Nuk mund të themi që Ervis Martinaj është

Gazetari dhe drejtori i Alfapress.al Poli Hoxha në një intervistë për Euronws Albania u shpreh se Ervis Martinaj kishte krijuar një organizatë ku ishte përfshirë shteti, policia, krimi financiarë dhe politika.

Gazetari shton më tej se nëse do duam të dimë për fatin e Ervis Martinajt, nuk duhet të mbetemi te individi, por tek organizata e Ervis Martinajt, një organizatë tipike, ku është përzier, shteti, policia, krimi financiar, politika.

“Kam filluar ta trajtoj me seriozitet pistën e një simulimi, ose më saktë pistën e një inskenimi të vrasjes. Nga ana e Martinajt, por jo vetëm. Unë po them që janë të dyja pistat, kanë fuqi të barabartë hetimi dhe nuk mund të abuzojmë, por nuk mund të themi që është vrarë, siç thonë me bindje xhaxhai dhe shumë kolegët tanë. Ashtu siç nuk mund t’i vësh pikën që kjo është inskenim. Unë ngul këmbë, nëse do duam të dimë për fatin e Ervis Martinajt, ne nuk duhet të mbetemi te individi, por organizata e Ervis Martinajt, një organizatë tipike, ku është përzier, shteti, policia, krimi financiar, politika.

Xhaxhai dje tha që na kërcënuar kryeministri, e fajësoi kryeministrin. Por nga ana tjetër unë mund t’ju them një element, në zgjedhjet e 2021, një kandidati socialist, që sot është deputet, Ervis Martinajt i dhuroi 1500 kompjutera, për fushatë. Donacion, biznesmen ishte, donacion 1500 kompjutera. Nuk e ndajmë dot 100%. Dihet që familja e tij ishte e djathtë, pro Partisë Demokratike. Por nga ana tjetër, biznesi i tij lulëzoi në kohën e Edi Ramës, llotot e tij lulëzuan dhe madje lulëzuan kur ishin ilegale. Duhet ndjekur paraja, pasuria e Ervis Martinajt.”, theksoi gazetari Poli Hoxha.

Po ndodh...