Orët e tmerrit, 27 vjeçarja greke tregon se si shqiptari tentoi ta përdhunonte: Më shtyu në tualet...

Një 27 vjeçare greke me profesion psikologe ka treguar tmerrin që kaloi në momentet kur shqiptari tentoi ta përdhunonte.
Iris Kalpouzou e kishte thirrur shqiptarin që merrej me ndërtime për të kryer një punë në banesën e saj.
Tani ajo shprehet se është mirë dhe ka vendosur të ngrejë padi ndaj shqiptarit.
''Jam mirë dhe vendosa të shkoj në polici për të ngritur padi që të tjerët të shohin se situata nuk ka nevojë të arrijë në përdhunim për të thyer heshtjen. Dua të flas dhe për këtë jam e gatshme’ është shprehur27 vjeçarja.
Duke nisur rrëfimin e saj, Kalpouzou, e martuar dhe nënë e një fëmije të mitur, shprehet :
“Në darkë shkova në shtëpinë time ku ai po punonte për të matur dhe marrë përmasat për të vendosur mobiljet. Që në fillim më thoshte komplimente të tipit : 'Ti je një grua shumë shumë e bukur’ por unë përpiqesha ta shmangja me mirësjellje duke i thënë: Të lutem jam e martua dhe kam dhe një fëmijë. Kur shkova një ditë më pas dhe po masja hapërsirën ai më ofroi ndihmë duke më thënë: këto duar të vogla janë vetëm për puthje. Më pas vazhdoi sërish duke thënë: Unë mendoj për ty, nuk mund të flejë, kur të shoh dridhem. E shikon që po më dridhen duart, tani që je këtu? Unë ngriva. Ajo që doja të bëja ishte të ngrihesha dhe të largohesha nga vendi.
Më pas 27 vjeçarja tregon se si ndodhi sulmi i egër:
''Në një moment ndërsa kisha përfunduar matjet shkova në tualet. Ai më ndoqi mga pas .Më preku dhe më tha: Më përqafo. Në ato momente më iku zëri. I thashë si guxon. Mundohesha të ktheja kokën pasi ai më kishte mbërthyer dhe kërkonte të më puthte me zor. Unë ia dola dhe u largova pa më puthur. Por trupi im në fakt ishte dhunuar.
Oficerët e policisë, të udhëhequr nga përshkrimi i vajzës dhe informacionet që ajo u ka dhënë, kanë arritur ta lokalizojnë shqiptarin në rrugën Pindou në New Philadelphia dhe më pas e kanë arrestuar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
