Parashikimi i motit për këtë të premte

12 Dhjetor 2025, 08:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Do të mbizotërojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat kalimtare që mund të shfaqen në relievet malore të lindjes.

Era do të fryjë nga veriu, me shpejtësi mesatare prej 6 m/sek. Në bregdet dhe lugina, era mund të arrijë shpejtësi deri në 14 m/sek.

Deti do të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.

 

Po ndodh...

ide