Preç Zogaj: SPAK kërcënohet nga politika, prezenca e ambasadorëve në zgjedhjen e Brahos, pozitive!

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se prania e ambasadorëve në garën për të zgjedhur kreun e ri të SPAK-ut ishte tregues se ata nuk kanë ikur dhe vijojnë ta mbështesin SPAK-un, i cili është nën kërcënim nga krimi dhe politikanët e korruptuar.
“Për mendimin tim, pika e parë është prania e shumë ambasadorëve të huaj. Prania ishte për të manifestuar nivelin e interesit të madh që kanë partnerët tanë evropianë dhe amerikanë për SPAK-un. Ka shumë dilema këtu që kanë ikur e kanë lënë vetëm SPAK-un, se nuk e mbështet kush më dhe mezi po e presin ata që janë subjekte të hetimit, eksponentët e krimit të karteleve të drogës dhe politikanët e korruptuar. Unë e konsideroj një shfaqje, domethënë thjesht për të treguar interesim në sy të publikut shqiptar.
Pamjet janë që edhe herën e parë amerikanët e kanë manifestuar me një gjest preferencën e tyre dhe e manifestuan përsëri me një gjest. Ka shumë dilema, tani s'besoj se ka dilema që amerikanët do të vazhdojnë ta mbështesin drejtësinë e re dhe SPAK-un, apo me administratën e re s'do do ta braktisin.
Kemi fakte që mbështetja është po ajo që ka qenë, bile është pak më e shfaqur sepse këta republikanët nga natyra janë dhe pak kaubojë.
Ka një perceptim, i cili është perceptim real, se SPAK-u, megjithëse është konsoliduar, është forcuar, ka arrit disa rezultate, sidomos këto tre vjet, se tre vitet e para s'kishin ndërtesë, përsëri është i kërcënuar, është nën kërcënim permanent.
Ka një infrastrukturë që është edhe mediatike dhe politike se ka një përbetim të të korruptuarve të krimit për ta zhbërë SPAK-un, për ta lënë Shqipërinë pa këtë instrument.
Te pjesa e pyetjeve, ato janë pyetjet e anëtarëve të KLP-së, aty sigurisht ka pyetje naive. Përtej pyetjeve, unë do të thosha që pyetjet janë një audicion. Mendoj se anëtarët e KLP-së kanë pas një ide se kush janë kandidatët, duke parë punën e tyre, bilancin e punës 3-vjeçare, dosjet, çështjet që kanë hetuar, efikasitetin që kanë treguar në hetimin e dosjeve dhe kjo është gara e vërtetë.
Unë mendoj që të katër kandidatët e meritonin të ishin zgjedhur, sepse i kanë kaluar, domethënë disa filtra dhe analiza.
Domethënë që të thuash është bërë ai seleksionimi i parë. Por një njeri do të fitojë gjithmonë dhe fitoi ai që kishte qartazi një preferencë të amerikanëve, edhe për atë që ka të bëjë me prioritetin që kanë ato që është lufta kundër karteleve të drogës, korrupsionit, krimit të organizuar, parave të pista që po shkatërrojnë konkurrencën në Shqipëri për rrjedhim dalëngadalë dhe demokracinë”- tha Zogaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
