Drejtuesi i ri i SPAK, Plator Nesturi: Për Berishën do te jetë Klodian Tropolini apo Klodian Braho?

11 Dhjetor 2025, 21:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Drejtuesi i ri i SPAK, Plator Nesturi: Për Berishën do te jetë

Analisti Plator Nesturi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se i bëri përshtypje fakti që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk reagoi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.

“Mbështetja e ndërkombëtarëve duhej jo sepse SPAK-u në këto vite nuk është maturuar. Por, gjatë gjithë këtyre viteve ky institucion nuk është më siç ka qenë dikur prokuroria dhe këta nuk janë më prokurorë siç kanë qenë në ato institucione dhe mos harrojmë dhe trajnimet që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'i trajnuar jo vetëm profesionalisht, por për të përballuar edhe trysninë dhe për t'i vajtur deri në fund problemeve.

Ende nuk kemi një lloj bashkëjetese midis politikës dhe institucioneve të reja të drejtësisë, ndaj duhet kjo mbështetje. Mos harroni faktin që ka pasur tentativa dhe përpjekje edhe për të ndryshuar ligje të caktuara për t'i ulur peshën specifike SPAK-ut dhe kjo mbështetje është pikërisht për t'i kujtuar edhe kësaj klase politike që çka është ndërtuar nuk do të kthehet pas”, tha Nesturi.

“Mos harroni që gjithçka që ka prekur SPAK-u me dorë, së pari ka goditur politikën shqiptare dhe në këtë kuadër pa dyshim që do të ketë ndikim edhe në rrjedhat e mëtejshme politike. Çfarë më bëri përshtypje ishte fakti që zoti Berisha, kreu i opozitës, ende nuk ka një qëndrim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Problemi është që Berisha duhet të sqarojë se ky, për të, do jetë Klodian Troplini apo do jetë Klodian Braho. Sepse kaloi nga grupi i strukturuar kriminal, u tha që ka prokurorë të këqinj, por ka prokurorë të mirë.

Ky zoti Braho është te prokurorët e mirë për zotin Berisha apo tek të këqinjtë. Duhet ta thotë tani se nesër-pasnesër varet nga zhvillimet që mund të ketë dhe SPAK brenda dhe të mos ndryshojnë qëndrime siç mund të ndryshojnë me Avokatin e Popullit, që një herë firmosin dhe pastaj ndryshojnë mendim”, shtoi Nesturi. 

Po ndodh...

ide