“Damian, krahasuar me ‘lubisten’ ke më pak mëkate”/ Berisha në Kuvend: Kur i humbën mamasë 8 mln euro desh vrave veten. Ju s’keni legjitimitet

11 Dhjetor 2025, 20:38 / POLITIKË ALFA PRESS

“Damian, krahasuar me ‘lubisten’ ke më pak

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë Rama.

Berisha theksoi se në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve të reagojnë.

“Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Pra zgjedhje nuk kishte. Në Shqipëri krimi dhe kartelet nuk lejojnë rotacionin e pushtetit, 11 majit një proces që dështoi në çdo përpjekje. 300 dërguesve nga dhjetëra vende u shpreh mirënjohje të cilët firmosën tre raporte të OSBE/ODIHR të Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian që janë nekrologjia e farsës në Shqipëri.

Damian e ke vetë parasysh…tani qesh sepse e sheh veten më pak mëkatar duke e krahasuar me lubisten..U harrove, se kur i humbën mamasë 8 mln euro desh vrave veten ti. Ta dini mirë që është radha jonë. Nuk keni asnjë legjitimitet. Kam bindjen se PD dhe opozita shqiptare dot ‘u rezervojë ju atë që u rezervohet narkoregjimit. Sa më shpejt për të përmbysur Ramën jo nga lubia por nga opozita…

E di si i thoshte lubia, më shih pak në sy. Nga e mora vesh, muret kanë sy kanë veshë…Kujdes…se është vetëm fillimi i tregimeve të mia. Ku është ky Pirro Vengu? A e dini që ministri juaj nuk shkel në dy shtete të NATO-s. Ai është zagoriot dhe nuk duhet të gënjesh, ka marrë shtetësi greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë dhe jo të ikë”, tha Berisha.

Po ndodh...

ide