Goditja e grupit kriminal Rraja, lihet në burg djali i ish-deputetit socialist dhe 9 të tjerë

11 Dhjetor 2025, 17:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditja e grupit kriminal Rraja, lihet në burg djali i ish-deputetit

GJKKO ka lënë në burg 10 anëtarët e arrestuar të grupit kriminal Rraja.

Arrestimi i tyre në flagrancë për veprat penale të dyshuara që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe veprime të tjera kriminale për Islam Sefa (alias Xaka), Rexhep Rraja, Agim Nina (alias Lorenc Selmani), Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (alias Çoku), Aldo Gjini (alias Iamandri), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati,  u vlerësua i ligjshëm.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka ndjekur hetimet për disa muaj dhe ka siguruar prova për përfshirjen e të arrestuarve në aktivitet kriminal të organizuar.

Në masën ‘arrest në burg’ janë Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo.

Gjithashtu GJKKO ka vlerësuar të ligjshme arrestimin e Marvin Bushatit dhe ka caktuar ndaj tij masë e sigurimit personal “Arrest në burg”.

 

Po ndodh...

ide