Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg (Emrat)

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, GJKKO deklaroi fajtor Redian (Refik) Dodën për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Fillimisht ai u dënua me 8 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu reduktua me një të tretën, duke u përcaktuar përfundimisht në 5 vite e 4 muaj burg.
Ndaj tij u rrëzuan akuzat për “pastrim parash” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, pasi gjykata vlerësoi se faktet nuk përbënin vepër penale ose nuk ishin provuar.
Edhe i pandehuri Fabi Isaku u shpall fajtor për të njëjtën vepër penale, “prodhim dhe shitje narkotikësh” në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur. Ai u dënua fillimisht me 7 vite burg, ndërsa pas uljes së një të tretës, dënimi përfundimtar u caktua në 4 vite e 8 muaj. Ashtu si në rastin e Dodës, gjykata rrëzoi akuzën për “grup të strukturuar kriminal”, duke konstatuar se fakti penal nuk ishte provuar.
Ndryshe nga dy të pandehurit e parë, Zabit (Artur) Fisniku u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Ai akuzohej për “trafikim narkotikësh” në tre episode gjatë vitit 2023, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
GJKKO arriti në përfundimin se nuk kishte prova që Fisniku të kishte kryer veprat penale të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme. Për këtë arsye, gjykata urdhëroi heqjen e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi, nëse nuk mbahej për ndonjë shkak tjetër ligjor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
