Zgjedhja e kreut të SPAK, reagon Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin, presim të vazhdojmë të njëjtin bashkëpunim

Pas zgjedhjes së kreut të SPAK, ka ardhur dhe reagimi nga ambasada e SHBA.
Në një mesazh në rrjetet sociale të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë vlerësohet ish-kreu i SPAK, Altin Dumani për integritetin dhe guximin e tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës të cilat kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Kujtojmë që ditën e sotme Klodjan Braho u zgjodh në drejtimin e SPAK, duke zëvëndësuar Altin Dumanin.
Reagimi
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
