U arrestua në Greqi si vrasës me pagesë, kontrolle në shtëpinë e Dhimitër Mecit. Çfarë u zbulua?

Autoritetet shqiptare kanë ushtruar kontrolle në banesën e prindërve të Dhimitër Mecit, 45 vjeç, i arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi të organizuar vrasësish me pagesë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se gjatë kontrollit në banesën në Gjirokastër, është gjetur vetëm nëna e tij 84-vjeçare, ndërsa dhoma e Mecit ka rezultuar e mbyllur me çelës.
Sipas raportimeve, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar:
2 armë automatike Kallashnikov,
1 pistoletë automatike e mbështjellë me plastmas,
dhjetëra fishekë, disa prej të cilëve ishin fshehur brenda qeseve me oriz,
si dhe 5 krehëra Kallashnikovi.
Mediat greke raportojnë se këto armë dyshohet se ishin përgatitur për t’u trafikuar në Greqi, ndërsa për momentin nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia shqiptare lidhur me operacionin apo sekuestrimet.
Në foto të publikuara nga mediat greke, shfaqen armët e sekuestruara me mbishkrime në gjuhën shqipe si “PUSHK DHELPRA RUSE” dhe “TT RUSE”, por ende nuk është e qartë nëse ato janë sekuestruar në Greqi apo gjatë kontrolleve në Shqipëri.
Sipas burimeve të hetimit grek, grupi ku bënte pjesë Meci përbëhej nga 4 shtetas shqiptarë dhe 4 grekë, të cilët planifikonin një atentat ndaj një mafiozi grek në zonën e Pireas, i njohur si ish-bashkëpunëtor i Mihalis Zampounit, i ekzekutuar më herët në një atentat mafioz.
Grupi dyshohet gjithashtu për disa ngjarje të tjera kriminale, përfshirë tentativën për vrasjen e Jani Lalës, djegien e një karburanti, si dhe vjedhjen e një automjeti më 22 korrik 2025, të cilit i kishin vendosur targa false për t’u përdorur në atentat.
Gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Greqi, u arrestuan:
Dhimitër (Dhimo) Meci, 45 vjeç, nga Labova e Poshtme, Gjirokastër,
Fatjon (Fatjion) Prendi, 39 vjeç, nga Lezha,
Andrea Brokeri, 32 vjeç, nga Himara,
ndërsa Vasil Theohari, 31 vjeç, nga Krongji i Finiqit, është shpallur në kërkim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
