Milan në alarm/ Leao, Gimenez dhe Fofana mungojnë kundër Sassuolos

11 Dhjetor 2025, 19:17 / SPORT ALFA PRESS

Milan në alarm/ Leao, Gimenez dhe Fofana mungojnë kundër

Pas përmbysjes dramatike në Torino, Milani i Massimiliano Allegrit është rikthyer në punë për të përgatitur ndeshjen e së dielës në “San Siro” ndaj Sassuolos, me fillim në orën 12:30.

Por trajneri kuqezi po përballet me një emergjencë të vërtetë, sidomos në repartin ofensiv.

Santiago Gimenez dhe Rafael Leao vazhdojnë të punojnë veçmas dhe pritet të mungojnë edhe në sfidën e ardhshme.

Sulmuesi meksikan është ende në fazën e riaftësimit pas dëmtimit në kyç, i cili e ka mbajtur jashtë fushave për më shumë se një muaj.

Leao, nga ana tjetër, nuk e ka kaluar ende plotësisht dëmtimin e pësuar pikërisht në ndeshjen kundër Torinos. Të dy janë shumë pranë konfirmimit si të padisponueshëm.

Pulisic, i dënuar me “orë shtesë”

Lajm i keq për kuqezinjtë, të cilët do të duhet të mbështeten sërish fuqimisht te Christian Pulisic. “Capitan America”, i rikuperuar nga temperatura e lartë që e shqetësoi para takimit me Torinon, u bë heroi i javës me dy gola brenda 10 minutave.

Edhe kundër Sassuolos, ai pritet të jetë titullar i padiskutueshëm.

Në dispozicion për Allegrin janë vetëm Pulisic dhe Christopher Nkunku si sulmues të gatshëm, ndaj duket se pikërisisht këta të dy do të formojnë dyshen e repartit ofensiv në mungesë të alternativave.

Problemet për Milanin nuk mbarojnë me repartin e avancuar. Youssouf Fofana ka vijuar gjithashtu stërvitjen e diferencuar së bashku me Leaon dhe është praktikisht i përjashtuar nga ndeshja e së dielës.

Megjithatë, klubi mbetet optimist për rikthimin e tij dhe të Leao-s për Superkupën e Italisë, që për kuqezinjtë nis më 18 dhjetor, kundër Napolit.

Ndërkohë, ka lajme pozitive për Athekame: anësori pritet t’i bashkohet grupit në kohë dhe të jetë i gatshëm për sfidën me Sassuolon.

Po ndodh...

ide