Incident në Bilbao, autobusi i PSG goditet me gurë, parizienët ndërrojnë mjetin e transportit

11 Dhjetor 2025, 18:26 / SPORT ALFA PRESS

Incident në Bilbao, autobusi i PSG goditet me gurë, parizienët

Tension pas ndeshjes së Champions League mes Athletic Bilbaos dhe PSG-së, e cila u mbyll me barazim pa gola.

Gjatë natës, autobusi i skuadrës franceze, i parkuar përpara hotelit ku qëndronin lojtarët dhe stafi teknik, u bë objekt i një sulmi me gurë nga një grup tifozësh vendas.

Nga goditjet u shkaktuan dëmtime të dukshme në xhamat dhe pjesë të tjera të autobusit, duke e bërë të pamundur përdorimin e tij.

Si pasojë, PSG u detyrua të gjente me urgjencë një mjet tjetër transporti për t’u larguar nga veriu i Spanjës në kushte sigurie të plotë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve, ndërsa klubi francez pritet të paraqesë një ankesë zyrtare pranë UEFA-s për incidentin, i cili ka shtuar tensionet pas ndeshjes së zhvilluar në “San Mamés”.

Po ndodh...

ide