Fier/ 52-vjeçari bie nga ballkoni i katit të 5-të, shpëton mrekullisht

11 Dhjetor 2025, 19:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fier/ 52-vjeçari bie nga ballkoni i katit të 5-të, shpëton

Një 52-vjeçar nga Fieri ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë, në ballkonin e komshiut në katin e dytë.

Ai ka qenë në ballkon duke pirë cigare, ku edhe ka rënë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja, të cilat bënë të mundur ta zbresin nga kati i dytë, ndërsa është shoqëruar drejt Spitalit të Fierit.

Nga burime paraprake thuhet se 52-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe gjatë zbritjes ai ka lëvizur.

Po ndodh...

ide