“Pse s’ka guxim PD të thotë se kandidatura jonë për Avokatin e Popullit do të jetë...''/ Salianji: Pse na i hodhi Rama me firmat tona?

Ervin Salianji, theksoi se PD duhet të krijojë organizma që janë të përgjegjshme dhe se nuk është më koha për të thënë “na e hodhi Rama”.
Duhet krijuar struktura në PD që nuk bëjnë gabime.
“PD duhet të ringrihet, për të mbushur sheshet. Nëse ne nuk kemi guxim të ndryshojmë veten Shqipëria do ta ketë të vështirë, të ndryshojë. PD po duket që po atrofizohej, nuk po analizonte veten e vet. Sot më vjen mirë që pas fuqisë së demokratëve, PD sot është në një tjetër marsh. Ka më shumë takime, analiza e debat. Në fund, dua të them se ne kemi diskutuar se si PD ka bërë gabime në sistemin zgjedhor, lënien e mandateve, ndarjen territoriale, tek mosvlerësimi i njerëzve që janë votuar tek qytetarët. Por edhe sot PD na paska bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës që tha për Avokatin e Popullit.
A duhet vetëm të qajmë për gabimet që bëjmë. Si mundet PD dhe grupi parlamentar të shkojë pa strategji dhe ti japë ramës 15 emra dhe të zgjedhë cilin të dojë.
Si mundet PD të mos ketë guximin të thotë që kandidatura jonë do jetë Adriana Kalaja, Skënder Aluci. Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
