Yuri Kim emërohet në postim më të rëndësishëm në DASH pas atij të Blinken, në fokus “nongratat”

Pas përfundimit të mandatit të saj si ambasadore amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka marrë një nga pozicionet më të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit.
Nga burime diplomatike mësohet se Yuri Kim sapo është shpallur zyrtarisht si Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga data10 korrik. Posti I lartë konsiderohet një nga më të rëndësishmit në DASH PAS ATIJ TË Sekretarit të Shtetit Blinken
Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve që cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë. Departamenti i Evropës është me i madhi dhe më i rëndësishmi në Departamentin e Shtetit.
Kujtojmë që Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik. Yuri Kim gjatë viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për reformën në drejtësi.
Kujtojmë se ambasadorja ka qenë nën një sulm permanent të paprecedent nga Sali Berisha, i cili e ka akuzuar për korrupsion dhe prona në Sarandë dhe madje edhe erotik!
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

