Foto/ Përcillet në banesën e fundit 37-vjeçarja shqiptare që u vra bashkë me partnerin nga ish-burri

Është përcjellë për në banesën e fundit 37-vjeçarja shqiptare Vera Murtaj, e cila u vra bashkë me partnerin e saj Flonino Merkuri, nga ish-bashkëshorti Viron Karabollaj, në shtëpinë e saj në Spinea.
Mes lotësh, familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit të resë fatkeqe, ndërsa sipas mediave italiane, lutjet janë bërë në gjuhën shqipe.
Mbi varr u vendosën kurora dhe dedikime dhe një fotografi e Verës, ku mbishkrimi ishte:
“Mendja kujton atë që zemra nuk harron”.
Në varreza ka mbërritur edhe kryetarja e bashkisë së Spinea, Martina Vesnaver, për të bërë homazhe për viktimën e krimit të tmerrshëm.
“Nuk mund të mos ishim atje. Duhet bërë gjithçka që kjo ngjarje të mos përsëritet”, thanë disa nga fqinjët e Verës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth dy javë më parë, ku ish-bashkëshorti i saj u fut në banesën e Verës duke lënë të vdekur atë dhe partnerin 23-vjeçar, po nga Shqipëria.
Autori, 41-vjeç, më pas u gjet i vetëvrarë nga policia.
Dyshohet se shkak i krimit të rëndë ishte fakti që ish-burri nuk pranonte lidhjen e re që Vera kishte krijuar.


Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


