Përfshihet nga flakët magazina me bazë ushqimore në Kolonjë, dy zjarrfikëse në vendngjarje
24 Nëntor 2024, 19:57 / AKTUALITET

Një magazinë me bazë ushqimore në fshatin Barmash të Kolonjë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve, në vendngjarje ndodhen 2 mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnë izolimin e zjarrit për të mos rrezikuar banesat përreth.
Siç shihet edhe nga pamjet, magazina është shkrumbuar, ndërsa nuk dihet ende dëmi i shkaktuar.
Ende nuk janë bërë të njohura as shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e cila do të bëjë zbardhjen e rrethanave.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


