Përfshihet nga flakët një automjet në Shkodër
27 Janar 2024, 10:08 / AKTUALITET

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Lin Delija”, në Shkodër.
Sipas informacioneve automjeti ishte i parkuar, dhe është në pronësi të një 35-vjeçari. Si pasojë ka vetëm dëme materiale në këtë automjet.
Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, ndërkohë që pritet zbardhja e incidentit nga grupi hetimori cili po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

