Qarkullonte me thikë dhe pistoletë lodër në makinë, arresohet i riu në Tiranë

27 Janar 2024, 10:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qarkullonte me thikë dhe pistoletë lodër në makinë,
Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi qarkullonte me armë të ftohtë në makinë.

Blutë bëjnë me dije se i riu është arrestuar në rrugën “Siri Kodra”, pasi në automjetin e tij i janë gjetur një mjet prerës thikë dhe një pistoletë imituese.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Siri Kodra”, me një automjet tip “Benz”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The night”, për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, në rrugën “Siri Kodra”, është lokalizuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë”,- njofton policia.

 

Po ndodh...