Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë
25 Shkurt 2026, 09:50 / AKTUALITET

Një kamion i ngarkuar me gurë është batuar në rrugë në zonën e Porto Romanos, në Durrës, duke u përmbysur në anë të rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, por situata e krijuar ka paraqitur rrezik për qarkullimin dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.
Përtej faktit që nuk pati të lënduar, kjo ngjarje rrugore nxjerr në pah problematikat që lidhen me mënyrën e ngarkimit dhe sigurimit të materialeve të rënda.
Transporti i tyre kërkon respektim rigoroz të rregullave teknike dhe të sigurisë, ndërsa neglizhenca në vendosjen apo në sigurimin e ngarkesës mund të ketë pasoja të rënda për jetën e përdoruesve të rrugëve dhe për infrastrukturën rrugore.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
