Emrat/ Njoftimi i pazakontë i ambasadës së SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rrallë sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin disa lokale në kryeqytet, për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë.
Ky paralajmërim i pazakontë ka ngritur pikëpyetje mbi situatën reale dhe nivelin e kërcënimit, ndërsa autoritetet vendase nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar.
Mesazh për qytetarët amerikanë
Subjekti: Alarm sigurie
Vendndodhja: Tirana
Data/Ora: E premte, 20 shkurt 2026
Ngjarja: Si një masë paraprake sigurie për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës Amerikane:
Juvenilja
Kështjella Juvenilja
Pastiçeri Venezia
Klubi i Magjisë
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këto restorante
Monitoroni mediat lokale
Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje
Mbani një profil të ulët
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128