Videoja seksuale në dosjen Balluku/ Sokol Balla: Ja një kujtim pa zarar me Gysin

25 Shkurt 2026, 11:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Videoja seksuale në dosjen Balluku/ Sokol Balla: Ja një kujtim pa

Sokol Balla u bë i gjallë pasi qëndroi për disa orë në SPAK dhe pasi një media austriake publikoi një lajm, për një video seksuale në dosjen e skandalit të Belinda Ballukut.

Në shkrimin e gazetës austriake thuhej se: “Sipas denoncuesve, në rrjetet sociale po qarkullon një video komprometuese që i atribuohet Belinda Ballukut. As autenticiteti i materialit dhe as identiteti i personave të përfshirë nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Megjithatë, përmbajtja dhe spekulimet përkatëse po përhapen me shpejtësi. Burime të brendshme sugjerojnë se videoja mund të jetë publikuar nga ish-bashkëshorti i politikanes, por deri tani nuk ka prova që e mbështesin këtë pretendim”.
Balla publikoi një foto me regjisorin Ergys Lubonja, duke ironizuar se është thjesht një foto dhe jo një video.
Po ashtu ai thekson qëllimisht emrin Gysi, duke thënë se kujtimi është pa zarar.

Një foto (jo video) me Gysin (Lubonjën). Kujtim pa zarar i vitit 2022,” shkruan Balla.

Edhe pse është kujtuar pas tre vitesh, duket se qëllimi i Ballës është për të theksuar emrin e Gys Agasit, i dyshuar se ka përgjuar shumë zyrtarë të lartë për t’u bërë shantazh dhe për t’i kompromentuar.

Videoja seksuale në dosjen Balluku/ Sokol Balla: Ja një kujtim pa

Po ndodh...