"Këto ditë marrim raportin e BE-së për prokurimet publike"/ Rama: Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

Kryeministri Edi Rama tha në podkastin e tij “Flasim” se gjatë këtyre ditëve, Shqipëria do të marrë një raport të BE-së për prokurimet publike. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ky raport analizon panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku sipas tij, Shqipëria renditet e para lidhur me përmirësimet.
Rama tha ndër të tjera, se ky raporti do të mund t’i tregojë publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, për lidhjet e qeverisë me korrupsionin.
"Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.
Përmes shifrave dhe fakteve, do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe të shifrave konkrete, të identifikuara dhe të rreshtuara jo nga qeveria apo ekspertët e saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i Bashkimit Europian, me të gjithë integritetin e duhur profesional për të treguar se cila është e vërteta.
Edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe në interes të publikut, Shqipëria përsëri spikat si e para në rajonin tonë," tha Rama.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128