Takimi në Shtëpinë e Bardhë përfundon pa vendim, marrëveshja e armëpushimit me Iranin mbetet pezull

Donald Trump duket se ka shtyrë vendimin përfundimtar lidhur me propozimin për zgjatjen e armëpushimit me Iranin, pas një takimi dyorësh që zhvilloi të premten vonë (29 maj) në Sallën e Krizave të Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane.
Sipas informacioneve, takimi përfundoi pa ndonjë njoftim zyrtar, pasi çështja e programit bërthamor të Iranit mbetet pengesa më e madhe.
Burimet bëjnë me dije se të dyja palët nuk kanë arritur ende marrëveshje, pasi Teherani qëndron i palëkundur në pozicionin e tij dhe refuzon të dorëzojë uraniumin e pasuruar.
Presidenti amerikan kishte deklaruar më parë se është afër arritjes së një marrëveshjeje, por vendimi përfundimtar nuk është marrë ende. Një zyrtar tjetër i lartë i qeverisë amerikane theksoi se Uashingtoni vlerëson se marrëveshja është afër, por ende mbeten “çështje të hapura” në negociata jashtë programit bërthamor, siç është çlirimi i fondeve të “ngrirë” iraniane.
Ndërkohë që kabineti i Trump po diskutonte vendimin përfundimtar, Teherani konfirmoi se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje, por kjo nuk përfshin uraniumin e pasuruar. Një zyrtar për Reuters tha se memorandumi i mirëkuptimit nuk trajton asnjë çështje të lidhur me programin bërthamor, duke mohuar deklaratën e Trump më herët për “shkatërrimin” e uraniumit.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare, mohoi disa nga komentet e Trump dhe citoi “burime të informuara” sipas të cilave Memorandumi i Bashkëpunimit “është në fazat përfundimtare të miratimit në Iran dhe vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.”
Fars shtoi se Trump përpiqet të “shfaqë një fitore të sajuar” dhe “keqinterpreton” tekstin e Memorandumit të Mirëkuptimit. Burimet e cituara nga Fars theksuan se pas heqjes së bllokadës amerikane, Irani do të rihapë ngushticën e Hormuzit “sipas rregullave që do të vendosë vetë Irani”, duke përfshirë “monitorimin dhe inspektimin e anijeve, ofrimin e shërbimeve dhe masa sigurie.”
Fars po ashtu njoftoi se Irani do të marrë “pagesë të menjëhershme prej 12 miliardë dollarësh” nga asetet e ngrira dhe se nuk do të ketë negociata të tjera deri në pagesën e tyre. Zyrtarët amerikanë pretendojnë se Irani do të marrë fondet e ngrira vetëm si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare bërthamore.
Agjencia raportoi gjithashtu se Memorandumi përfshin armëpushim në Liban “sipas pozicionit të Hezbollahut”. Zyrtarët amerikanë thanë se marrëveshja do të përfshijë armëpushim në Liban.
Pikat kyçe të memorandumit sipas Trump:
Irani të angazhohet se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.
Hapje e menjëhershme e ngushticës së Hormuzit për lundrim të lirë në të gjitha drejtimet, pa tarifa kalimi.
Heqje ose neutralizim i të gjitha minave detare.
Heqja e bllokadës amerikane detare.
Tërheqja e uraniumit të pasuruar nga Iranit nga objektet nën tokë dhe shkatërrimi i tij nga SHBA në bashkëpunim me Iranin dhe IAEA.
Asnjë transaksion financiar ndërmjet palëve “deri në njoftim të mëtejshëm.”
Po ndodh...
Hegjemonia e budallallëkut funksional!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128