Spaleti dhe Komoli takohen për të mos pësuar fatin e Milanit, Elkan u bën premtimin e rëndësishëm për Juventusin

Luçiano Spaleti dhe Damien Komoli i kanë dhënë fund, të paktën për momentin tensionit mes tyre. Në javët e fundit, trajneri dhe drejtuesi i Juventusit kishin treguar shenja të qarta krisje mes palëve.
Por ndoshta duke parë atë që ndodhi te Milani me një luftë të ngjashme, palët kanë vendosur të mblidhen sot me klubin për të diskutuar të ardhmen e ekipi.
Në ambientet e klubit është zhvilluar ky takim mes tyre, por edhe përfaqësuesve të familjes Anjeli që kontrollon klubin. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, janë hedhur idetë për mënyrën se si do të ndërtohet Juventusi i këtij sezoni.
Në fakt, në takimin e “paqes” gjëja më e rëndësishme erdhi nga pronarët e klubit, pasi Elkan u ka premtuar se pavarësisht mungesës së kualifikimit në Ligën e Kampioneve, investimet për merkaton do të bëhen, në mënyrë që të ketë një ekip konkurrues për kreun. Tani është në dorën e Komolit të gjejë lojtarët e duhur dhe të Spaletit për t’i vënë në punë.
Po ndodh...
Hegjemonia e budallallëkut funksional!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128