Sa shumë drithërima, Monza rikthehet në Serinë A falë rregullit të veçantë

29 Maj 2026, 23:52 / SPORT ALFA PRESS

Sa shumë drithërima, Monza rikthehet në Serinë A falë

Monza është skuadra e tretë që siguron ngjitjen në Serinë A, një sukses mes drithërimash në “U-Power Stadium”.

Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në fushën e Katanzaros, skuadra e drejtuar nga Bianco vuajti jashtëzakonisht shumë në takimin e kthimit.

Katanzaro fitoi 0-2 falë golave të Fellipe Xhek dhe Frosinini.

Megjithatë, ky sukses nuk mjaftoi për skuadrën mike, pasi Monza e kishte mbyllur sezonin e rregullt në vendin e tretë dhe për këtë arsye siguroi ngjitjen.

Merita të mëdha për Katanzaron, që zhvilloi një paraqitje të nivelit shumë të lartë dhe i shkaktoi shumë vështirësi Monzës për më shumë se 90 minuta. 

Po ndodh...

ide